Google ADS

Policia jep detaje për aksidentin në Drenas të raportuar nga arbresh.info

15:49 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me aksidentin e ndodhur në Drenas, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident dy këmbësorët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti thuhet se është trajtuar nga njësiti i trafikut.

Arbresh.info gjatë ditës ka raportuar për këtë rast, ku shihet se një veturë godet dy këmbësorë të cilët ishin duke kaluar në zebra.

“Me datën 20 qershor 2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Xhevat Demaku”në Drenas, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe këmbësorëve.
Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.
Personat e lënduar kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut e kanë trajtuar rastin dhe të njëjtin e kanë proceduar më tej”, thuhet në përgjigjeje e PK-së për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme