Google ADS

Rama mbledh strukturat e PS në Vlorë

13:58 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , njëherit kryetar i Partisë Socialiste, do të mbledh strukturat e PS së Vlorës në teatrin “Petro Marko”. Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë deputetët aktualë të këtij qarku kryesia e PS, kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Kreu u qeverisë ndodhet prej dy ditësh në Vlorë, ku ka inspektuar punimet në e kryera në infrastrukturë së bashku me nën kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro.

Teatri “Petro Marko”, ku mbahet mbledhja e sotme është ka qenë një vend debati mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe krrybashkikaut Dritan Leli.

Të tensionuara kanë qenë dhe marrëdhëniet e kryeministrit Rama me kryebashkiakun e Vlorës që pas refuzimit të këtij të fundit të ftesës për tu bërë kandidat për deputet në qarkun e Vlorës./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme