Google ADS

Vrasja e katërfishtë në Velipojë / Rama paralajmëron ndryshime në Policinë e Shtetit

14:06 | 27 Qershor 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente Ministrin e Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit për të përshpejtuar ndryshimet në polici të cilat priteshin në fund të verës.

Ky vendim vjen pas krimit të rëndë që trondit Velipojën me 4 të vrarë dhe dy të plagosur.

“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme