14 faza të përgatitjes së plisit, mbulimi i kokës daton qysh nga koha e ilirëve

13:05 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Jemi dëshmitarë të një simboli që është ruajtur ndër shekuj, dekada e vite mbi kokat tona e ai është Plisi.
Plisi, apo siç njihet në popull edhe me disa emra të tjerë si qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, e këta emra i ka marr varësisht prej regjioneve shqiptare.Plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari.

Punimi i plisit është mjaftë i vështirë dhe si i tillë ai kalon në 14 operacione gjatë punimit.

Familja Kika në Gjakovë njihet për punimin e plisit me gjenerata e kjo vazhdon akoma edhe në ditët e sotme.

Lulzim Kika për arbresh.info tregoi me nostalgji traditën familjare, që edhe sot e vazhdojnë akoma.

“Punimi plisit është me mijëra vite që është punu, më së pari kur janë dalë çobanet në natyrë kanë marr leshin e deles e kanë lagë edhe e kanë formu prej dy pjesëve si plis tashti e kanë fërku, ai u ardh, tu ardh, tu ardh, e prej aty e ka prejardhjen”, rrëfeu Kika.

E kualiteti i plisit këto kohë ka ndryshuar kjo pasi që punimi i tij nuk bëhet më ashtu siç është bërë më parë.

“Në familjen time e kanë punuar axhallarët, baba ka punu, vëllau punon, unë e di deri diku. Përpara u bë plisi me dorë ka qenë më kualitet tash plisin e bëjnë me makina, e që dallon shumë pasi që një shi që bjen, një pik e ujit qohet kapuj, e përpara plisin e kanë mbajt pesë muaj, 4 muaj nuk u qu kapuj”,tha Kika.

Madje në muzeun etnografik të Gjakovës gjendet edhe pajisja ku është punuar plisi.

Zyrtari komunal për trashëgimi kulturore, Leutrim Binxhija, rrëfen për arbresh.info, xehen se ku është punuar plisi e i cili ka kaluar në 24 operacione.

“E kemi edhe një xehe tjetër që ka qenë mjaftë e zhvilluar në atë kohë është xehja e qeleshe punuesit ose plisit. Leshi është marr prej deles edhe është pastru fillimisht tijaji është kjo si lloj site që është heq e keqja e leshit ose ato pjesët e këqija ndërsa pastaj ka fillu me u punu plisi. Plisit i është nevojit 24 operacione deri sa është ndërtua një plis, d.m.th, larja, rregullimi ose mbarimi i saktë i një plisi’, tha Binxhija.

Historia e Plisit daton qysh nga paraardhësit tanë, e që ka vazhduar deri në ditët e sotme.

Etnologu Bashkim Lajçi për arbresh.info, tha se Plisi ka një vend të veçantë në kuadrin e veshjeve tona, e po ashtu Lajçi thasë këtë plis e kanë mbajtur edhe paraardhësi tanë Ilirët.

“Plisi në kuadrin e veshjeve tona padyshim që e ka një rëndësi, jashtëzakonisht të madhe qoftë si funksion por edhe si simbol kështu kombëtar. Si i tillë pa dyshim që ky ka rrënjët që nga periudhat e hershme d.m.th ka të dhëna dhe ka shkrime që Plisi apo një formë të plisit e kanë mbajtur edhe ilirët dhe kështu lirisht mund të themi që historia e plisit daton nga periudhat e hershme”, tha Lajçi

Karakteristik e Plisit dhe mënyra se si ka ardhur ka qenë mbulimi i kokës.

“Kur themi Plisi e themi vetëm një mënyrë të tij apo emërtimi të tij, pasi që përveç fjalës plis përdoret edhe si çeleshe, mbajtja e tij ka qenë për mbulimin e kokës sikurse në të gjitha rastet ajo ka qenë funksioni dhe karakteristika e tij’, tregoi Lajçi.
Plisi si i tillë, Lajçi tha nuk tregon se çdo njëri që mban tregon se është patriot, por që pa dyshim është pjesë e trashëgimisë tonë.

“ Pa dyshim që mbetet shenj e kulturës sonë, pasi që vetëm veshje popullore kemi 120 tipe lloje të ndryshme, por që nuk do të thotë që kjo është simbol i patriotizmit se nuk do të thotë që secili që e mban plisin konsiderohet ndonjë patriot, është pjesë e jona e trashëgimisë kulturore’, tha Lajçi.

E se vlera e plisit për Lajçin dallon në periudha të ndryshme.

“Në të gjitha periudhat në të gjitha rastet ndryshojnë rrjedha e ngjarjeve çdo gjëje ndryshon coftë e çmimi i blerjes së plisit në rrethana të caktume e kështu me radhë’, tha Lajçi.
Tutje Lajçi kërkoi që institucionet tona të punojnë në drejtim të aftësimit të personave që kjo kulturë të mos zhduket.
“Kisha pas dëshirë që institucionet tona të punojnë më shumë në aftësimin e njerëzve që i punojnë këto veshje, objekte tona të ndryshme tradicionale në mënyrë që tu shërbehen mbase edhe gjeneratave të reja po pse jo edhe të jenë një prezantim karshi të huajve të tjerëve që vinë”, tha Lajçi.

Ndryshe kohët e fundit plisi po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme