Google ADS

Indi, vazhdon rënia e numrit të personave që vazhdojnë trajtimin për COVID-19

10:31 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Vazhdon rënia e numrit të personave që vazhdojnë trajtimin për COVID-19 në Indi, e cila është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 1.258 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 395.751. Ndërsa me 50.040 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 30.233.183.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57.944 pacientë ndërkohë që numri i personave që vazhdojnë trajtimin ka rënë në 586.403.

Teksa numri i të shëruarve në më shumë se një muaj ka tejkaluar numrin e rasteve të reja, është vërejtur se barra që kjo ka sjellë ndaj sistemit shëndetësor është lehtësuar pjesërisht.

Në vend janë shëruar gjithsej 29.251.029 persona, ndërkohë norma e shërimit ka arritur në 96.75 për qind.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë aplikuar rreth 321.760.077 doza të vaksinës.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në “vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme