Rrëqethëse është dëshmia e Pjetër Gocajt, babait të dy djemve që mbetën të vrarë në Velipojë.
Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur për mediat pak orë pas ngjarjes së rëndë, raporton reporter, transmeton portali arbresh.info
Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.
“Më kanë vrarë djemtë. Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfare me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...