4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në 24 orët e fundit, përfshirë një 27-vjeçare nga Kosova, e cila ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme./foxnews/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...