Google ADS

Qëlloi gruan me armë zjarri, i dyshuari në arrati

09:24 | 27 Qershor 2021
Arbresh.info

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, në Vushtrri, një femër është sulmuar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është person me probleme psiqike dhe gjendet në arrati.

Rasti është ende nën hetim nga Policia e Kosovës./arbresh.info/

Raporti:

“Vushtrri 26.06.2021 – 20:45. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme