Google ADS

Pesë të vdekur dhe 156 persona të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në Florida

09:16 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 156 të tjerë janë ende nën rrënojat e një ndërtese që u shemb tre ditë më parë në Florida.

Ekipet janë ende në kërkim të personave të zhdukur, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Qarkut Miami Dade, Daniella Levine Cava, gjatë një konference për media, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Prioriteti ynë kryesor vazhdon të jetë kërkimi dhe shpëtimi i çdo jete që mundemi,” tha kryebashkiakja.

Ndërsa zyrtarët thanë se mbajnë ende shpresë që disa nga 156 njerëzit e pagjetur të mund të jenë gjallë.

Të dhënat satelitore nga vitet 1990 treguan se ndërtesa po fundosej 1 deri në 3 milimetra në vit, ndërsa ndërtesat përreth ishin të qëndrueshme, sipas profesorit të Universitetit Ndërkombëtar të Florida, Shimon Wdowinski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme