Google ADS

Lipjan, arrestohet nëna pasi rrahu djalin e saj

09:12 | 27 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Një person ka raportuar në Polici se gruaja e tij e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre, rreth 6-vjeçar.

Siç njofton Policia, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë trajtimin mjekësor. E dyshuara për këtë rast që ka ndodhur në Lipjan është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër  kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme