Mbi 150 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës
Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
MSH bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 170.
Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës etj./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...