Google ADS

Tornado godet Londrën

13:26 | 26 Qershor 2021
A. B.

Një tornado ka dëmtuar shtëpi, ka shembur rrethojat e kopshteve dhe ka hedhur dhjetëra metra larg koshat e plehrave në Londrën lindore.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan rrënimin e shkaktuara nga erërat e forta, të cilat lanë pllaka të shpërndara përreth rrugëve në dhe rreth Hulse Avenue, rreth gjysmë milje nga stacioni i tubit Barking, raporton theguardian.

Videot e tjera treguan përmbytje të menjëhershme në pjesë të bashkisë, me përrenj uji që kalonin nëpër rrugë.

Asnjë lëndim nuk është raportuar gjersa një zëdhënës i këshillit Barking dhe Dagenham tha se askush nuk kishte nevojë për strehim.

“Pas motit të ashpër që goditi Hulse Avenue dhe rrugëve përreth në Barking këtë mbrëmje, ne mund të konfirmojmë se raportet e hershme sugjerojnë se një numër pronash kanë pësuar dëmtime të çatisë duke shkaktuar mbeturina në rrugë, ndërsa veturat e banorëve, linjat telefonike dhe pemët janë goditur gjithashtu. Hulse Avenue dhe rrugët përreth aktualisht janë të mbyllura gjersa policia dhe shërbimet e tjera të urgjencës janë në lokacion duke ofruar mbështetje dhe siguri për banorët”, njoftoi komuna.

Kujtojmë se në vitin 2005, 19 persona u plagosën dhe 50 milionë euro dëme u shkaktuan kur një stuhi e njëjtë goditi një pjese të periferisë së qytetit të Birminghamit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme