Rrugët “Dimitrije Çupovski” dhe “Dame Gruev”, si dhe një pjesë e bulevardeve “VMRO” dhe “Ilinden” në qendër të Shkupit sot do të kenë regjim të ndryshuar të komunikacionit, për shkak të mbajtjes së “Paradës së krenarisë” prej ora 12:00 deri në 17:00, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
“Rruga e parashikuar e lëvizjes së pjesëmarrësve prej para parakut “Gruaja luftëtare”, e cila fillon në ora 12:00 është nën rrugën “Dimitrije Çupovski”, kthim në rrugën “Dame Gruev” dhe bulevardi “VMRO” drejt Qeverisë së RMV-së, pastas nëpër bulevardin “Iliden”, deri te shatërvani i parkut të qytetit dhe përfundon te “Guaca” në Parkun e qytetit në orën 17:00″, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB, informojnë se Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa të veçanta për zhvillim të sigurt dhe pa ndërprerë të komunikacionit, e cila do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës.
MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektohen urdhërat të cilat do t’i japin nëpunësit policor dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, si dhe rregullat për regjim të ndryshuar të komunikacionit me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa ndërprerë të komunikacionit./Alsat
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty