Kylie Jenner duket tërheqëse me fustan të gjatë

12:35 | 26 Qershor 2021
A. B.

Kylie Jenner është pothuajse ndër personazhet më të komentuar në ‘showbiz’-in ndërkombëtar.

Gati çdo lëvizje e bukuroshes brune bëhet lajm në faqet rozë, duke marrë vëmendje të madhe të audiencës, shkruan portali arbresh.info

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kylie ka lënë gojëhapur miliona ndjekësit.

Bukuroshja së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant.

Fustani i gjatë ia theksonte asaj linjat e formësuara trupore, teksa u fotografua para aparatit në natyrë.

“Ajo është duke punuar”, shkroi Kylie, duke mos dhënë detaje se për çfarë projekti është duke punuar këtë herë.

Kylie së fundi është ribashkuar me partnerin Travis Scott, me të cilin ka një vajzë, Stormin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme