Google ADS

Ministri Peci mori pjesë në “Ditën e Qershisë 2021”, premton mbështetje për bujqit

11:11 | 26 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, organizim ky i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Agrokosova Holding, i cili kishte për qëllim promovimin e produkteve vendore, konkretisht qershisë.

Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre.

Në anën tjetër, kultivuesit e falënderuan ministrin Faton Peci për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e tij, e gjithashtu e njoftuan atë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme