Google ADS

U ankua se disa persona i grabiten mbi 3000 euro, arrestohet për mashtrim

09:14 | 26 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Një person në Gjakovë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte mashtruar për një rast grabitje.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte thënë se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kishin grabitur 3800 euro.

Sipas PK-së, i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar mashtrim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte raportuar një rast të grabitjes, rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3800 €.

Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar veprën e lartcekur dhe i njëjti ka njoftuar edhe për vendndodhjen e parave të cilat janë gjetur në dy lokacione te cilat i kishte fshehur i dyshuari. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme