Një sulm me armë në Turqi ndaj një zyre rajonale të partisë pro-kurde që mori jetën e një gruaje, ka ngjallur frikën për dhunë të shtuar politike ndaj partive të opozitës. Presidenti Erdogan dhe ndjekësit e tij kanë përdorur emërtimin “mbështetës të terrorizmit” për të përshkruar të gjitha partitë e opozitës. Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se vrasja e saj ndoshta nuk do të jetë e fundit nëse udhëheqësit nuk e ulin retorikën e tyre.
Protestuesit në Stamboll mbajnë fotografi të Deniz Poyrazit, e qëlluar për vdekje gjatë një sulmi në zyrën rajonale të partisë pro-kurde HDP.
Në protestat në mbarë vendin, njerëz nga i gjithë spektri politik shprehën zemërimin e tyre për vrasjen e Poyraz.
“Është shumë alarmante për të gjithë njerëzit në vend. Këto sulme provokuese ngjallin frikë për të ardhmen për çdo person që jeton në vend. Por megjithë këto sulme, punëtorët dhe njerëzit kanë një fjalë për të thënë: ne duam të jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik”, thotë Olcay Ozak, Sekretare e Përgjithshme e Sindikatës së Punëtorëve të Ushqimit.
Autori i dyshuar u mor në paraburgim dhe – në një deklaratë për policinë – akuzoi HDP-në si parti terroriste. Është një akuzë e bërë në mënyrë të përsëritur nga qeveria që akuzon këtë parti se ka lidhje me PKK’në e jashtëligjshme.
HDP’ja thotë kjo retorikë po nxit dhunë ndaj partisë së tyre.
“Ne e dimë shumë mirë nga vijnë sulmet e tilla, si administrohen dhe sa larg mund të shkojnë. Po flasim për qeverinë e koalicionit që kërcënon partinë tonë, që vendos në objektiv anëtarët tanë”, thotë Musa Piroglu, deputet i HDP’së.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dënoi vrasjen e Poyraz – tre ditë pas sulmit.
Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se vrasja e saj ndoshta nuk do të jetë e fundit nëse udhëheqësit nuk e ulin retorikën e tyre.
“Demonizimi i opozitës është bërë shumë më i ligjshëm për koalicionin qeverisës. Shohim këtë diskurs të dëshpëruar që synon parti të ndryshme. Ne jemi në prag të një periudhe shumë të rrezikshme, nëse ky lloj sulmi fillon të përsëritet, nëse shohim shembuj të tjerë të tij. Dhe kjo do të ndodhë nëse nuk ka një vullnet të vërtetë politik për ta parandaluar”, thotë Emma Sinclair-Webb, studiuese për Turqinë në organizatën “Human Rights Watch”.
Presidenti Erdogan dhe ndjekësit e tij kanë përdorur emërtimin “mbështetës të terrorizmit” për të përshkruar të gjitha partitë e opozitës.
Sfidantja e mundshme presidenciale Meral Aksener e IYI’së, ose Partia e Mirë, u rrethua nga mbështetës të qeverisë që e akuzuan atë për terrorizëm.
Kryetarja e partisë kryesore opozitare në Stamboll, CHP, merr rregullisht kërcënime.
“Sa më shumë që punojmë (për partinë tonë), aq më të frikësuar janë; sa më shumë kanë frikë, aq më shumë sulmojnë. Ky cikël vicioz do të prishet në një moment, por jo nëse ndihem e frikësuar dhe zmbrapsem”, thotë Canan Kaftancioglu, Kryetare e CHP-së për Stambollin.
Pjesëmarrësit në varrimin e Poyraz shpresojnë se ajo nuk vdiq kot dhe se ajo do të jetë viktima e fundit nga polarizimi politik i përshkallëzuar dhe gjuha e urrejtjes.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve