Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, duke folur për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, pohoi se ende jemi larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura me shumë persona.
“Komunikimet që i kemi me Komisionin e Sëmundjeve Infektive tregojnë se jemi ende larg për manifestime në ambiente të mbyllura me shumë persona. Sërish do të kemi mbledhje me KSI-në dhe do të diskutojmë për këtë çështje, por për momentin nuk lejohen”, u shpreh Filipçe. Filipçe potencoi edhe një herë se rregullat aktuale lejojnë organizimin e dasmave deri në 1 000 persona në ambiente vetëm të hapur.
Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti flet me optimizëm për situatën me Covid-19. Ai thotë se nuk pret rritje të numrit të të infektuarve në nivel ditor, duke shtuar se vendimet për masat i merr Komisioni për sëmundje ngjitëse.
“Situata në Maqedoninë e Veriut në regjion dhe më gjerë, kemi një ulje të rasteve pozitive me Covid-19, sigurisht nënkupton edhe ulje të vdekshmërisë, në raport me disa rasteve që paraqiten me vonesë. Trajtimimi i pacientëve me Covid-19, të rasteve kronike dhe në kushte spitalore është 20 ditë. Respektohen masat preventive kundër Covidit, bëjmë vaksinimin masiv të qytetarëve dhe shpresojmë se gjatë kësaj periudhe nuk do të kemi rritje të rasteve pozitive. Por mbetet rekomandimi që masat duhet respektuar”, tha Shaban Memeti – Drejtor i Instituti për Shëndet Publik”, tha Memeti.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...