Autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar rekord të viktimave nga koronavirusi të enjten: 601.
Në të njëjtën ditë u regjistruan edhe 20,393 raste të reja pozitive – 7,916 prej tyre vetëm në Moskë.
Shifra në kryeqytetin rus është më e larta brenda një dite qysh në fund të janarit.
Zyrtarisht, Rusia i ka të konfirmuara tani mbi 5.4 milionë raste me koronavirus dhe 132,064 viktima.
Situatën e komplikon më shumë edhe hezitimi i qytetarëve rusë për t’u vaksinuar.
Kryetari Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë javën e kaluar se vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrushëm për 60 për qind të punonjësve në sektorin e shërbimeve publike.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit, Moska dhe zona të tjera i kanë ashpërsuar kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.
Nga 21 qershori, moskovitët mund të marrin shërbime në restorante dhe bare vetëm nëse paraqesin një kod QR, që tregon se janë të vaksinuar kundër koronavirusit, ose një test negativ PCR, që tregon se nuk janë të infektuar. /REL/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...