Lajçak takohet me sekretarin e përgjithshëm të UN-it, bisedojnë për Dialogun

13:44 | 25 Qershor 2021
Arbresh.info

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, njoftoi se u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe tha se biseduan për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë i lumtur për takimin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjatë vizitës së tij në Bruksel sot. Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme