Google ADS

Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, Specialja i’a refuzon kërkesën për lirim

12:59 | 25 Qershor 2021
Arbresh.info

I është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shalës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale.
Shala vazhdon të qëndroj në paraburgim në Hagë pasi i është refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm.

Ndërsa me këtë rast, gjyqtari ka urdhëruar avokatët e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishikimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim dhe të njëjtin urdhër ia ka dhënë edhe prokurorisë.

Gjithashtu, Specialja ka njoftuar se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit./REL/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme