Google ADS

89 pacientë po trajtohen në SHSKUK nga Covid-19

12:32 | 25 Qershor 2021
V. S.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 89 pacientë nga Covid-19.

Sipas njoftimit 26 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë.

26 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

53 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë

1 në gjendje të rënduar

14 të konfirmuar pozitivë

12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme