Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.
Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat.
Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.
“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.
Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.
Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit./voa/
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën