Google ADS

SHBA, 369 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

01:39 | 25 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 602.838, prej të cilëve 369 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.578.829, me 22.499 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.424 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 177 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 150 milionë dozën e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme