Google ADS

Jennifer Aniston reagon pas aludimeve për një rikthim me Brad Pitt

01:23 | 25 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Aktorja Jennifer Aniston ka folur së fundmi rreth raportit të saj me ish partnerin, Brad Pitt.

Në një intervistë, aktorja ka deklaruar se ata janë thjesht miq me njëri-tjetrin.“Brad dhe unë jemi shokë, ne jemi miq. Dhe ne flasim,” u shpreh ajo. Gjithashtu Jennifer foli për ribashkimin  virtual me Brad dhe kastin e aktorëve të filmit “Fast Times at Ridgemont High. : “Ishte absolutisht argëtuese. Nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta e panë dhe donin të ndodhte. Ne u argëtuam dhe ishte për një qëllim të madh”, tha Aniston.Pas bashkimit të tyre virtual, të dy u panë duke përshëndetur njëri-tjetrin në tapetin e kuq në “Screen Actors Guild Awards”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme