Ish- i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
Grenell, e ka pyetur drejtpërsëdrejti Ramën për nismën e marrë nga Ballkani Perëndimor, për të ashtuquajturën “mini-Shengeni”, por edhe për vendimin e DASH për të shpallur ‘non-grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.
Rama falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit dhe u ndal ndër të tjera te mos-çelja e negociatave me BE.
“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave. BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama/Tch
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...