30 për qind e kolonive të bletëve në Francë po vdesin për shkak të ndryshimeve klimatike dhe dëmeve të shkaktuara prej specieve të emigruara. Për të kompensuar humbjen disa bletarë vjedhin kosheret e kolegëve të tyre. Nga janari deri në qershor ka pasur 600 raste vjedhjesh të koshereve të bletëve.
Për t‘u mbrojtur prej vjedhjeve shumë bletarë kanë instaluar kamera në të gjitha kosheret e tyre dhe sapo aty lëviz diçka, ata marrin një sinjal në celular dhe mund të shikojnë se ç’po ndodh.
Në muajin shkurt edhe bletari Julien Perrin u bë viktimë e një vjedhjeje. “Isha duke ngrënë kur pashë në celular që dikush vodhi me një karrocë dore kosheret e mia” – tregon ai. Prej vjedhjes në shkurt ai humbi shumë koloni të vlefshme bletësh. Dëmi i përgjithshëm: rreth 20,000 euro.
Julieni punon prej 12 vjetësh si bletar, në një fshat rreth 35 kilometra në jugperëndim të Parisit. Ai ka 1.000 koshere bletësh. Bletët e tij janë shumë të veçanta dhe të fuqishme. Mbretëreshat dhe bletët meshkuj janë kryqëzime speciale dhe janë rezistentë ndaj sëmundjeve të bletëve, si p.sh. merimanga Varroa e cila po shkakton dëme të mëdha.
Ndryshimet klimatike dhe parazitët nga jashtë
Por bletët vuajnë edhe nga ndryshimet klimatike. “Për shembull këtë vit lulet çelën shumë herët, dhe pastaj pati përsëri ngrica. Po ashtu bletët sëmuren edhe prej parazitëve që kanë ardhur nga Azia dhe që nuk ekzistonin më parë këtu te ne.” – tregon Julieni.
Për shkak se shumë koloni bletësh sëmuren, çmimi i bletëve është rritur ndjeshëm. Dhe sipas sekretarit e përgjithshëm të Sindikatës së Bletarëve UNAF vjedhja e bletëve është problem i madh. Këtë vit në Francë janë vjedhur 617 zgjuaj bletësh, 50 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Ka njerëz që duan të prodhojnë mjaltë dhe të fitojnë para pa bërë shumë punë. Dhe ata përfitojnë nga fakti se kosheret janë në vende të hapura.” – thotë Dominique Cena, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Bletarëve.
Me gjurmues GPS në mbrojtje të bletëve
Edhe bletarit Alexandre Valgres, që jeton 50 kilometra në veriperëndim të Parisit, i kanë vjedhur koshere. Hajduti nuk u gjet kurrë. Për të mbrojtur 200 kosheret e tij ai ka thirrur Arnaud Loulier, i cili prodhon gjurmues GPS për bletët. Ata vendosen në mes të hojeve për të kapur hajdutët e mundshëm.
“Nëse ndonjë koshere lëviz nga vendi, mund ta gjej vendndodhjen e saj përmes sinjalit GPS. Linkun e regjistruar në telefon mund t’ia përcjell direkt në policisë që ata za ndjekin dhe ta gjejnë hajdutin e mundshëm.” – thotë Alexandre Valgres.
Një gjurmues GPS për bletë kushton 70 euro. Këto pajisje janë mjaft të kërkuara. Nën monitorim janë ndërkohë disa qindra koshere bletësh. Dhe efekti i kamerave dhe i gjurmuesve GPS është i dukshëm. Falë fotografive policia e gjeti edhe vjedhësin e koshereve të Julien Perrinit dhe gjykata e dënoi atë.dw/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...