Doktoresha në Dragsh sulmohet nga dy persona

23:21 | 24 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Doktoresha Besa Kolloni nga Dragashi është sulmuar fizikisht nga një asamblist në këtë komunë dhe babai i tij.

Këtë e ka bërë të ditur Gent Sopa, i cili ka reaguar në emër të specializantëve të Gjinekologjisë.

“Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asambleist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve”, ka shkruar ai.

Madje ai thotë se personat përgjegjës ia kanë mundësuar sulmuesit që ta marrë vaksinën edhe pas rastit të ndodhur.

Postimi i plotë i Sopës:

Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asambleist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve.

Përtej kësaj është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjes për vaksinim në atë qendër i mundesojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujdoqoftë, pamarrëparasyshë kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë.

Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën pergjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjese si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme