Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka thënë se cilësia e demokracisë së një vendi qëndron në respektimin e pakicave.
Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilin thotë se e mirëpret me kushtin që të jetë në bazë të kornizave të shtetit të Kosovë.
“Rëndësia e një shteti, cilësia e demokracisë në atë shtet është e shprehur kur pakicat, etni të ndryshme mund të punojnë/veprojnë sipas dëshirave të tyre, mendoj se kjo është me rëndësi. Por, gjithçka duhet të jetë në bazë të kornizës së shtetit të Kosovës”, tha Petrisch për Klan Kosova.
Petritsch ka thënë se para se të arrihet te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, por se para këtij procesi janë disa hapa që duhet ndërmarrë për lehtësimin e jetës së popujve në rajon si mundësia e lëvizjes së lirë, ekonomia dhe që BE duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën.
“Mendoj se kjo do të ishte një shtysë e madhe që do të motivonte e inkurajonte palët negociatore, në veçanti atë këtu në Kosovë për ta marrë dialogun më seriozisht”, tha ai.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...