Google ADS

Bordi i përkohshëm i KEK shkarkon nga detyra u.d. zëvendës Kryeshefin Ekzekutiv

19:10 | 24 Qershor 2021
A. B.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e datës 22 Qershor 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

Aty bëhet fjalë për shkarkimin nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të Gashi në këtë detyrë.

Po ashtu është marrë vendim për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.

Njoftimi i plotë:

BPD merre disa vendime të rëndësishme për korporatën

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e datës 22 Qershor 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet korporata si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim.

BPD ka marrë vendim për lirim nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të z. Gashi në këtë detyrë.

BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme