Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski në “Facebook” shkruan pyet se sa kushton qeverisja e Zaevit.
“Qeveria nga 1 janari deri më 22 qershor ka shpenzuar 287 milionë euro më shumë se sa ka mbledhur, kjo është borxh i ri, dhe vetëm 1/3 është për investime kapitale. Ku janë 190 milionë euro”, pyet Mickoski.
Sipas tij, deficiti buxhetor (më shumë para të shpenzuara se sa të mbledhura), për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 22 qershor 2021 është 17.7 miliardë denarë ose 287 milionë euro dhe, siç thotë Mickoski, ky është borxh i ri për vendin dhe qytetarët.
“Nga 1 janari deri më 22 qershor, Qeveria e Zoran Zaevit dhe LSDM-së e vendosi në borxh çdo qytetar me 8.840 denarë ose 143 euro. Nga borxhi i ri që e bëri Qeveria e Zaevit dhe LSDM-së, në investime kapitale janë shpenzuar vetëm 1/3. Ku shkuan paratë tjera ose rreth 190 milionë euro”, pyet Mickoski.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...