Kombëtarja e ShBA-ve me plot yje në listën e të ftuarve në basketboll për në “Tokyo 2020”

18:12 | 24 Qershor 2021
KRG

Lojërat Olimpike në Tokio do të fillojnë më 23 korrik.

Andaj, Kombëtarja e SHBA-së  ka publikuar listën e lojtarëve të cilët  do të jenë pjesë   e skuadres gjatë Olimpiadës e cila do të mbahet në Tokio.

Në listë janë shumë yje nga NBA të cilët janë të ftuar,  andaj me këtë veprim kuptojmë se SHBA-të  kanë marrë shumë serioze çështjen e  lojërave Olimpike.

Basketbollistë si Kevin Durant, Damian Lillard, Bradley Beal, Devin Booker, Jayson Tatume etj janë pjesë e listës.

Lista e plotë e lojtarëve: Kevin Durant, Damian Lillard, Bradley Beal, Jayson Tatum, Devin Booker, Zach LaVine, Kevin Love, Bam Adebayo, Draymond Green, Jrue Holiday, Khris Middleton dhe Jerami Grant./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme