Kjo e enjte ka shënuar ditën më të nxehtë të vitit. Në Kuçovë dhe Urën Vajgurore termometri ka shënuar 42 gradë celsius duke vendosur një rekord. Në të njëjtat nivele është edhe Shkodra, Elbasan, Berati e Gjirokastra ku në hije u shënuan temperaturat 41 gradë ndërsa Tirana shënoi 39,8 gradë celsius.
Sipas sinoptikanëve edhe dita e premte do të mbetet në të njëjtat nivele dhe vetëm në fundjave temperaturat do të shënojnë një rënie me 2 ose 3 gradë.
Në këtë situatë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh sidomos në qarqet Fier dhe Berat.
Sipas parashikimeve të këtij institute të rrezikuara janë edhe zona të caktuara në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Rreziku do të mbetet i lartë edhe ditën e premte kur temperaturat maksimale pritet të mbeten në 40 gradë celsius./tvklan/
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi