Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.302 testime për coronavirus, ndërsa 10 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup dhe Kumanovë nga 2 raste, dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.655, prej të cilëve 149.933 janë shëruar, ndërsa 5.481 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 qershor) është 241./Telegrafi/
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren deklarohet i pafa...
Gjykata ruse e dënon me gati 5 vjet burgim ish-punëtorin e k...
Policia arreston një person në Leposaviq, i gjen disa armë- ...
Obiliq: Një burrë thotë se 3 persona e gjuajtën me armë, dhe...
Rama: Asnjëherë, nuk kam thënë se në kolonë qytetarët duhet ...
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren, Millosh Pleskovi...