Google ADS

Samiti i BE-së për pandeminë dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë

12:30 | 24 Qershor 2021
A. B.

Krerët e BE duhet të përballen me pandeminë dhe marrëdhëniet e tyre nervoze me Turqinë dhe Rusinë, në një samit që fillon nën hijen e një projektligji hungarez, që më shumë se gjysma e bllokut e ka përshkruar si antiLGBT.

Kryeministrat do që takohen sot dhe nesër në Bruksel dhe do të diskutojnë se si të rifillojnë në mënyrë të sigurt lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian ndërsa përshpejtohen vaksinimet kundër Covid-19, por gjithashtu përhapen variante të reja të koronavirusit.

Pas një kohe të vështirë, marrëdhëniet me Ankaranë janë stabilizuar aq sa të anojnë perspektivën e financimeve të reja të pritjes së refugjatëve dhe modernizimin e bashkimit doganor Turqi-BE në mars.

Përkundrazi, marrëdhëniet BE-Rusi janë në një nivel shumë të ulët.

Javën e kaluar, shefi i punëve të Jashtme të BE Josep Borrell paraqiti një strategji të re të mundshme duke paralajmëruar se marrëdhëniet mund të përkeqësohen më tej.

Një numër kryeministrash pritet gjithashtu të ngrenë shqetësime me kryeministrin hungarez Viktor Orban rreth ndryshimeve të planifikuara që do të kufizojnë aksesin e të rinjve në përmbajtje që lidhen me lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët.

Tani duke u përballur me kërcënimin e veprimit ligjor të BE, Budapest mohon që projektligji është diskriminues.

Migrimi, me një fokus në bashkëpunimin me vendet e treta, është gjithashtu në rendin e ditës./ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme