Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, duke e quajtur njëri-tjetrin “mashtrues” e “manipulues”.
Fillimisht ministri Vitia, derisa sqaroi problemin e infermierëve nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontrata në një kohë kur ka qenë numër i madh i pacientëve, duke shtuar se mund të jenë mashtruar.
“Këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar, nëse ish ministri ju ka premtuar se mund të ju vazhdohet ky afat, atëherë fatkeqësisht janë mashtruar. Kemi respektin më të madh, por ata kanë pasë kontratë me Bankën Botërore dhe nuk mund të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Ka pasë një konkurs të ri, ku tani mbi 400 infermier janë pranuar deri në përfundim të procesit të vaksinimit. Ndihem keq, dhe ju kërkoj falje, por ata janë mashtruar”, është shprehur Vitia.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Zemaj, si ish-Ministër i Shëndetësisë, duke thënë se është e pandershme të ju shkëputen kontratat pa një paralajmërim.
“Më vjen për fjalorin tipik mashtrues, mashtrues ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë në bazë të ligjit për menaxhimin e pandemisë, nëse ministri deklaron se pandemia ka përfundu, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim shtesë. Ata nuk janë analfabetë dhe ata e dinë se çfarë ka qenë afati i kontratës. Nuk e di pse e keni këtë qasje, ndoshta nga presioni dhe padituria, ose nënvedija që keni bërë diçka të pandershme duke i shkëput kontratën me një njoftim, pa paralajmërim dhe falënderim. Jo të hidhet faji, se ka pas apo jo premtime”, deklaroi Zemaj.
Në një reagim tjetër ministri Vitia tha se po i kërkon faljë infermierëve në emër të ish-ministrit Zemaj.
“Ju kërkova falje në emrin e juj. Është për të ardhur keq, ju si ministër e dini qartë si kanë qenë kontratat e tyre. Po mundoheni t’i manipiuloni politikisht, që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë. Më 23 mars kanë qenë të nevojshëm tani janë më pak se 100 pacientë nëpër institucionet tona shëndetësore”, është shprehur Vitia.
Këto komente ata i kanë bërë në seancën e sotme parlamentare, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...