Google ADS

46-vjeçari plagos me armë bashkëfshatarin e tij në Tropojë

09:16 | 24 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një 46-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij mëngjesin e kësaj të enjteje.

Si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, I. A. qëlloi me armë 39 vjeçarin B.K., banues në Luzhë. Ky u transportua për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme