Google ADS

Arrestohen dy persona për falsifikim dhe “pastrim të parasë”

09:04 | 24 Qershor 2021
S D

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Mitrovicë, janë arrestuar dhe ndaluar të dyshuarit B.M. dhe M.Sh. për veprat penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296, “Pastrimi i parasë”, nga neni 302 dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës, transmeton arbresh.info/

Pas intervistimit të dy të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj të dyshuarve të ndaluar në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme