Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken do të takohet me Ministrin e ri të Jashtëm të Izraelit Yair Lapid në Itali gjatë fundjavës, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dhe ministria e jashtme e Izraelit.
Ata thanë se takimi do të zhvillohej të dielën në Romë, por asnjëra palë nuk ofroi ndonjë detaj në lidhje me agjendën, e cila ka të ngjarë të përqendrohet në shqetësimet e Izraelit për një kthim të mundshëm të SHBA në marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe sigurinë e Izraelit më gjerë, shkruan AP.
Ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Lapid mori pozicionin e tij pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përjashtua. Diskutimi vjen ndërsa qeveria e re e Izraelit e udhëhequr nga Kryeministri Naftali Bennett kërkon të rregullojë marrëdhëniet me administratën e Presidentit të SHBA Joe Biden./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin