Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë e ka shkarkuar Valdete Dakën, nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Për këtë, ka pasur reagime e kritika të ndryshme nga politikanë, njohës të Kushtetueses dhe nga Shoqëria Civile, se nëse ka pasur të drejtë Presidentja Osmani ta marrë apo jo këtë vendim.
Gazeta Online “Reporteri ka kontaktuar me ish-kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka, se a e ka dërguar ende në Kushtetuese këtë vendim të Vjosa Osmanit.
Në një prononcim për Reporteir.net, Daka ka thënë se ende nuk e ka dërguar, gjersa ka shtuar se do të njoftojë me kohë se kur do ta bëjë këtë veprim.
“Jo ende, ju njoftoj se kur do ta dërgoj”, tha shkurt ajo.
Tutje, Daka deklaroi se shumë shpejtë do ta çojë në Kushtetuese vendimin e Vjosa Osmanit.
“Po këto ditë, kjo ka kohë për ta përgatitur”, u shpreh Daka.
Ndërkaq, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Për të ngritur një çështje në Gjykatën Kushtetuese duhet nënshkrimi i 30 deputetëve.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se vendimi presidentes është antikushtetues dhe i urdhëruar nga kryeministri, Albin Kurti.
“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, kishte thënë Hoxhaj. /Reporteri.net/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...