Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, bazuar në planifikime dhe nevoja të angazhimit të Policisë, së bashku me partnerët dhe njësitë përkatëse policore si dhe me mbështetje nga misioni i OSBE-së në Kosovë, gjatë muajit maj dhe qershor ka realizuar tri seminare, më: 31 maj, 14 dhe 21 qershor 2021, në Pejë, Prizren dhe Gjilan me temë: “Roli i Policisë, i përfaqësuesve të komunave, forumeve lokale të sigurisë në bashkësi dhe komunitetit fetar lidhur me rolin e tyre në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”
Qëllimi i këtyre seminareve ka qenë që së bashku të gjithë akterët relevantë përfaqësuesit nga: MPB-ja, Policia në Komunitet, Policia Hetuese kundër Terrorizmit, drejtorët rajonalë, koordinatorët e Policisë për mbikëqyrje të implementimit të strategjive, komandantë stacionesh, pastaj përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe përfaqësues nga forumet lokale të sigurisë të prezantojnë punën, angazhimet dhe propozimet për të ardhmen lidhur me parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Gjatë këtyre seminareve janë shkëmbyer përvoja nga të gjithë pjesëmarrësit në lidhje me këtë fushë me ç’rast janë dhënë si konkluzion propozime konkrete të cilat do të ndihmojnë në të ardhmen në fushën e parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...