Sistemi VAR nis implementimin në Kosovë më 8 korrik

19:09 | 23 Qershor 2021
KRG

Sistemi i teknologjisë ne futboll qe njihet ndryshe ‘VAR’ se shpejti do te arrij në Kosovë.

Federata e Futbollit e Kosovës do të nis fazën e pare te përgatitjeve te implementimit të këtij sistemin më 8 korrik.

Për një muaj rresht, duke filluar nga 8 korriku e deri më 8 gusht, në kampin e Përfaqësuesers së Kosovës në Hajvali, do të zhvillohen gara të Regjioneve për grupmosha të reja derisa ndeshjet do të zhvillohen më sistemin “VAR”.

Ndryshe, edhe ndeshja e Superkupës së Kosovës për edicionin e ardhshëm Prishtina – Llapi pritet që të luhet më sistemin VAR që në Evropë po përdoret tash e disa vite.

Pritet që edhe ndeshjet e edicionit të ardhshëm në Superligën e Kosovës të zhvillohen me VAR ani pse kushtet në disa stadiume, nuk janë të kënaqshme.

Ky sistem ka të bëjë me rishikimin e pamjeve filmike të një episodi të diskutueshëm që ndodh në fushën e lojës.

Por, si funksionon ‘VAR’? Si fillim, gjyqtari informon vëzhguesit e sistemit, ose e kundërta, sistemi informon arbitrin përmes kufjeve se ka një episod të dyshimtë ose më saktë, ka një rast të diskutueshëm. Videoja e momentit të diskutueshëm rishihet disa herë në moviolën e instaluar në sistem, ndërsa gjyqtari informohet përmes kufjeve për vendimin që duhet të marrë.

Gjyqtari mund të zgjedhë ta shohë edhe vetë rastin e diskutueshëm përmes monitorit që ndodhet pak metra larg vijave kufizuese të fushës së blertë, ose mund të mjaftohet me raportin që i përcillet përmes kufjeve, për të marrë vendimin e saktë. /Zeri.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme