Google ADS

Spanja në epërsi, portieri sllovak shënon autogol

18:40 | 23 Qershor 2021
A. B.

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit E të Evropianit.

Pas shumë tentimesh, “Stuhia e Kuqe” kaloi në epërsi në minutën e 30-të.

Në fakt, Sarabia e qëlloi tërthorësen, ndërsa portieri, deri atëherë në super-formë, Martin Dubravka, në mënyrë të pabesueshme e çoi topin në rrjetë, duke u munduar ta dërgonte mbi portë.

Dubravka paraprakisht e kishte pritur penalltinë e Alvaro Moratas.

Nëse e fiton këtë ndeshje, Spanja do të kualifikohet në të tetën e finales së Euro 2020. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme