Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak italian, kolonel Alessio Gronchi
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak Italian në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Alessio Gronchi. Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional si dhe ofrimin e plotë të eksperiencës së tij të gjatë të liderit ushtarak për stafin vendor të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ana e tij, kolonel Gronchi, shprehu kënaqësinë për përvojën e veçantë në këtë mision, impresionet gjatë mandatit të tij në shërbim të Ministrisë e Mbrojtjes dhe stafit të tij, si dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin për të ardhmen. Në takim të ndarë lamtumirës, kolonel Gronchi-n e priti edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi i cili në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ndau medaljen për “Shërbim vetëmohues”./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit