Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përshkroi marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë si një “dashuri tipike ballkanike”.
I pyetur nga gazetarja greke Alexia Tasouli mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë Forumit Ekonomik të Shkupit, Rama tha: “Zyrtarisht ne jemi ende në luftë me Greqinë. Jemi në një marrëdhënie ku duhet të kemi një fqinjësi të mirë, por ndërkohë duhet të jemi dhe në luftë, dashuri tipike ballkanike. Mendoj se duhet bërë diçka për këtë”.
Sa i përket marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, Rama tha se ajo nuk po ecën ngadalë, por në drejtimin e duhur.
“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, arsye të përbashkëta për të pasur bashkëpunim më të fortë. Jam befasuar nga qeveria e re, kryeministri dhe ministri i ri i Jashtëm i Greqisë. Në kuptimin që ata janë njerëz që nuk kërkojnë dallime, por gjithëpërfshirje”, tha Rama, transmeton A2.
Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë në vitin 1940 ende nuk është shfuqizuar. I vetmi shkak për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit shtetit shqiptar marshuan në vitin 1940 ushtarët fashistë – italianë për të pushtuar Greqinë.
Ndërkaq, sa i përket zonës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në prill të vitit 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht fillimin e bisedimeve, ndërkohë mes palëve ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mbi kufizimin e zonave detare dhe negociatat janë ndërprerë.
Në vitin 2009, mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë u nënshkrua një marrëveshje për çështjen e kufizimit të zonave detare, por marrëveshja në fjalë u shfuqizua në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që e shpalli të pavlefshme juridikisht dhe antikushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në atë vit të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projektmarrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, në projektmarrëveshjen në fjalë u konstatuan shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç