Ketë javë dhe javën tjetër pritet që të thyhet rekordi i temperaturës më të lartë të shënuar viteve të fundit në Kosovë.
Vala e të nxehtit këtë javë ka prekur edhe Kosovën, temperaturat me të larta janë shënuar deri 37 gradë celsius.
Meteorologu, Mendim Rugova thotë se ky mot pritet të përcjell vendin edhe javën e ardhshme.
“Kohëve të fundit një valë e nxehtë që e përfshiu Evropën po kalon edhe në Kosovë. Kjo kohë mundet me vazhdu edhe javën e ardhshme dhe ndikon në uljen e akumulimeve për shkak të avullit të ujerave. Por edhe tek njerëzit sidomos të grup moshat më të ndjeshme në nxehtësisë”, tha ai në një intervistë për portalin arbresh.info
Sipas Rugovës mbetet për tu parë nëse temperaturat këtë verë do të thyejnë rekordin e vitit 2019 ku u regjistruan temperaturat me te larta deri në 38 gradë.
”Ky mot do të vazhdoj me temperaturë deri në 37 gradë. Në vitin 2019 ka qenë në Prishtinë 38 gradë e tash presim mos ka ndonjë rekord të ri”, tha ai.
Ndërsa, rekordi i temperaturës më të lartë në Kosovë ka qenë 40.6 gradë celsius në vitin 1982 në Prizren.
Por pse po ndodh ndryshimi i motit brenda ditës?
“Gjithmonë në periudha verore i nxehti është si mekanizmi kryesor që e shtin ajrin me qarkullu vertikalisht sidomos kur ka edhe lagështi dhe këto ndikojnë ne zhvillimet e rrebesheve dhe bubullimave”, tregon Rugova./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...