Arsovski: Paralajmërimet e Greqisë, mund të marrin trajtë gjatë presidencës së Sllovenisë

15:58 | 23 Qershor 2021
A. B.

Paralajmërimet e Qeverisë greke për mos ratifikimin e memorandumeve të dala nga Marrëveshja e Prespës, për ish ambasadorin e Maqedonisë në Greqi, Lupço Arsovski janë pengesat e radhës që mund të marrin trajtë gjatë presidencës së Sllovenisë ne BE-në.

Arsovski thotë se Greqia është frymëzuar edhe nga deklarata e presidentit amerikan Biden, duke shtuar se Qeveria në vend është inferiore ndaj nevojës për dialog me Greqinë.

“Greqia është frymëzuar edhe nga urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden i cili kërkoi plotësimin e kushteve nga Marrëveshja e Prespës dhe respektimin e saj si dhe të mos vihet në shprehje mos respektimi ose abrogimi i saj. Kjo tregon se do të ndiqemi me vëmendje në të gjitha deklaratat në nivel shteti dhe funksionari shtetëror. Do të ishte e nevojshme edhe vëmendja jonë por jo vetëm në media të potencohet mos plotësimi. Shoh një indiferencë të Qeverisë sonë për të hyrë në dialog. Duhet hyrë në dialog sepse Marrëveshja e Prespës përcakton obligime për dyja palët”, deklaroi Lupço Arsovski, Ish ambasador në Greqi.

Të ngjashme