Britania e Madhe i mohoi raportet se ushtria ruse ka realizuar të shtëna paralajmëruese ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë citohet të ketë thënë se luftanija britanike, “HMS Defender”, ka hyrë në ujërat territoriale ruse afër Krimesë, ndërsa një anije patrulluese ka shtënë në formë paralajmërimi dhe një aeroplan ka hedhur bomba.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj anijes HMS Defender, duke shtuar se luftanija ishte duke lundruar në ujërat ukrainase, raporton BBC.
Anija e Forcave Detare Mbretërore është duke kryer kalim të rregullt nëpër ujërat territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e autoriteteve britanike.
Ministria britanike gjithashtu tha se rusët ishin duke kryer ushtrime me hapje të zjarrit në Detin e Zi dhe se kanë ofruar paralajmërim për aktivitetin e tyre paraprakisht.
Sipas autoriteteve ruse, incidenti me anijen britanike ndodhi afër pjesës jugore të Krimesë dhe se ajo e ndryshoi rrjedhën e lundrimit pas të shtënave paralajmëruese./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës