Google ADS

Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur peshë?

14:50 | 3 Mars 2015
Arbresh.info

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përhapur në masë të madhe, një mënyrë e re e përdorimit të kafesë.
Ajo e të pirit kafe me gjalpë. Ndryshe po quhet edhe “kafja antiplumb”,  dhe përbëhet nga yndyrat dhe gjalpi në kafe.
Receta është realizuar nga amerikani David Asprey, ndërsa përmban një filxhan ujë të nxehtë, dy lugë e gjysmë kafe kokërr, e cila zgjidhet për t’u bluar, një lugë vaj me bazë yndyre lehtësisht të tretshme si dhe një lugë gjalpë jo e kripur. Krejt kjo duhet të përzihet brenda 20 sekondave. E shumë nga amerikanët kanë vendosur që këtë lloj kafeje ta përdorin për të zëvendësuar një vakt. Një studim i publikuar në të përditshmen “Daily Mail”, tregon se e gjithë kjo pije është një mëngjes i mirëfilltë për shkak të kalorive të përziera në këtë filxhan. Në këtë mënyrë mund të keni më shumë energji, do të digjni kalori dhe nuk do të keni yndyrë të tepërt në trup. Sipas këtyre studiuesve, gjalpi është më i shëndetshëm se sa sheqeri, pasi kur ai hidhet në kafe arrin të djeg kaloritë në trupin e individit.  Gjalpi në kafe përveç se redukton kolesterolin, gjithashtu ai e bën kafen më të lehtë për individët që konsumojnë mbi tre kafe në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme