Pesë persona kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Mitrovicës pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë.
Fillimisht vetura kishte goditur një këmbësore, më pas një veturë të parkuar e shtynë duke goditur edhe katër këmbësorë të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë mbrëmjen e së martës.
Raporti i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Shemsi Ahmeti , Mitrovicë, 22.06.2021-21:41 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësoren femër kosovare dhe del jashtë rruge ku godet veturën e cila ishte e parkuar, pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë. Të gjithë të lënduarit ndihmën e pare e marin ne Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK për tretman te mëtutjeshëm ,ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...